Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do të ulë perden e nëntë viteve të drejtimit në Anfield këtë verë, dhe duke qenë se ai i ka kthyer Reds nga sfidues të herëpashershëm të titullit në kampionë evropianë, nuk është çudi që klubet kryesore të Evropës janë pas tij. Por, Klopp nuk do të menaxhojë askënd sezonin e ardhshëm.
Në momentin e njoftimit, Klopp shpjegoi se do të largohej një vit nga puna e trajnerit për të rimbushur bateritë, ndërsa tha gjithashtu se nuk do të drejtonte kurrë një klub tjetër të Ligës Premier.
Barcelona dhe Bayern Munich tashmë kanë konfirmuar vende të lira këtë verë, dhe të dy raportohet se janë të interesuar për Klopp, pavarësisht deklaratave të tij.
Bayerni njoftoi sot se Thomas Tuchel nuk do të vazhdonte punën në sezonin e ri, ndërsa Barcelona konfirmoi largimin e Xavit disa javë më parë.
⚠️ Will Jürgen #Klopp possibly become the coach of FC Bayern in the summer?
Marc Kosicke, agent of Klopp, exclusively states on Sky:
„Jürgen Klopp will not coach any club or national team for a year after this current season. That remains unchanged.“ @SkySportDE 🇩🇪 pic.twitter.com/MD2evf64np
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) February 21, 2024
Megjithatë, agjenti i Kloppit, Marc Kosicke ka konfirmuar për Sky në Gjermani se trajneri gjerman do të shkonte në pushim dhe nuk do ta drejtoj asnjë klub.
“Jurgen Klopp nuk do të drejtojë asnjë klub apo ekip kombëtar kur të përfundojë sezoni. Kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Kosicke. /Telegrafi/