Telegrafi

Agjenti i Jorginhos hap dyert për një kalim të lojtarit te Juventusi

Agjenti i Jorginhos që aktualisht luan te Chelsea, ka folur për të ardhmen e lojtarit, duke mos e përjashtuar një bashkim me Maurizio Sarrin te Juventusi.

Mesfushori kaloi në Stamford Bridge me kërkesën e Sarrit, por ai ka mbetur në klub dhe po luan rregullisht edhe nën drejtimin e Frank Lampard.

“Objektivi i tij është Euro 2020 me Italinë, pasi ka pritje të mëdha nga Roberto Mancini”, ka thënë fillimisht agjenti Joao Santos për Tuttomercatoweb.

“Kampionati Evropian prezanton një dritare të mirë për nivelin personal. Pasi ai është duke bërë mirë edhe te Chelsea, ndërsa kishte disa propozime interesante në verë”.

“Juventusi? Pse jo. Jam i bindur qe do të ketë oferta interesante dhe së bashku me Chelsean do t’i vlerësojmë”.

Mesfushori kishte kaluar nga Napoli në vitin 2018  për 57 milionë euro.

Jorginho në këtë sezon ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/