Agjenti i Jakub Jankto pretendon se Juventusi dhe Interi e pëlqejnë mesfushorin e Udineses, por e sheh atë më shumë në Ligën Premier.
Beppe Riso ka shpjeguar qëndrimin e tij ndaj SportItalias, duke thënë se Jankto është ‘një dashnor i futbollit anglez’ dhe i kërkuar nga Arsenali, pavarësisht nga interesi i dy klubeve më të mëdha të Serie A.
“Arsenali e pëlqen atë, ai është një dashnor i futbollit anglez dhe ai pëlqehet gjithashtu nga Juve, Inter dhe nga ekipe të tjera”, ka thënë fillimisht Riso për SportItalia.
“Megjithatë, ai është i ri, ai është 21 vjeç, duhet të jetë i qetë dhe të mendoj vetëm për Udinesen”.
“Pas kësaj, do të shohim. A e shoh atë më shumë në Ligën Premier sesa Ligat e tjera? Po”, përfundoi agjenti i Janktos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qKeVy6ELBUk