Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka pranuar se klienti i tij është kërkuar nga trajneri Maurizio Sarri te Chelsea.
Aktualisht mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është duke u përgatitur për sezonin e ri me napolitanët, ndërsa shumë shpejt do të punohet edhe për rinovimin e tij.
“Le të themi se ai mund të ndiqte Sarrin”, ka thënë Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.
“De Laurentiis e ka pranuar se trajneri ka dashur të marrë tre apo katër lojtarë te Chelsea dhe kjo është e vërtetë”.
“Një rinovim? Do jem në Dimaro (qendra stërvitore para-sezonale) at the pre-season training camp] dhe do flasim rreth kësaj, do shikojmë nëse ka dëshirën në të dy anët”.
Giuffredi po ashtu foli edhe për rolin e klientit të tij nën urdhrat e Ancelottit.
“Me Sarrin, prioriteti i Elseidit ishte faza mbrojtëse. Por, tani me Ancelottin ai gjithashtu mund t’i bashkohet fazës sulmuese dhe kështu të vazhdojë rritjen e tij”. /Telegrafi/