Telegrafi

Agjenti: Hysaj kërkohet nga skuadrat e mëdha angleze dhe gjermane

Agjenti i Elseid Hysajt ka konfirmuar se ka interes nga skuadrat gjermane dhe angleze, por sipas tij mbrojtësi shqiptar nuk ka nevojë të largohet nga Napoli sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë ka qenë i lidhur me skuadra të mëdha angleze si Chelsean, Arsenalin, Manchester Unitedin, dhe ato gjermane Bayern Munich dhe Wolfsburg, por agjenti i Hysajt ka lënë të kuptohet që klienti i tij nuk e ka ndërmend të largohet.

Lexo po ashtu Napoli me vendim skandaloz për Hysajn!

“Ka disa skautë të cilët kanë ardhur për të parë atë, që përfaqësojnë interesat gjermane dhe angleze, por ne nuk kemi nevojë të largohemi nga Napoli”, ka thënë fillimisht Mario Giuffredi për Radio CRC.

“Elseidi është në sezonin e tij të dytë në Napoli dhe unë mendoj se ai mund të bëjë edhe sezonin e ardhshëm”, përcjell Telegrafi.

“Djaloshi me të vërtetë dëshiron të luftojë për Scudetton, kështu që të dy, qëllimet e tij dhe ato të Napolit përkojnë mes vet”.

Lexo po ashtu Mourinho e do Hysajn te Manchester Unitedi

“Duhet thënë se Hysaj ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij dhe në qoftë se një klub arrin të paguajë atë, lojtari mund të largohet”.

“Nëse kjo do të ndodhë, ne do të mbajmë Napolin plotësisht të informuar në çdo gjë dhe nuk do të marrim ndonjë rrugë tjetër pa e informuar së pari klubin”, përfundoi agjenti i Hysajt. /Telegrafi/