Agjenti Michele Fratini mund ta shohë Juventusin duke shitur Dusan Vlahovic muajin e ardhshëm.
Sulmuesi serb ka dështuar që kur kaloi te Zonja e Vjetër dhe këta të fundit duan ta largojnë sa më parë.
Fratini tha për RAI Sport: “Vlahovic mbetet në Juventus në janar? Deri më sot ai është një golashënues steril, Juventusi ka investuar 80 milionë dhe në Firence ne e mbajmë mend shumë mirë”.
“Juventusi po shikon me të vërtetë përreth sepse nëse do të kishte një finalizues, ata nuk do të hynin në treg shkaku i shifrës që kanë paguar”.
“Juventus po shikon përreth dhe shikon profile të ndryshme dhe një prej tyre është sulmuesi i Stutgartit, Guirassy, i cili ngjan me Osimhen në lëvizjet e tij dhe tashmë ka shënuar 18 gola”.
“Milani, Manchester United dhe Juventusi janë me të dhe zgjidhja e vetme për Vlahovicin është huazimi me të drejtën e blerjes në mënyrë që askush të mos dëshirojë ose të mos shpenzojë shumë para në janar. Mund të jetë PSG që mund të marrë kartonin e Vlahovic”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/