Gazeta spanjolle Marca ka njoftuar se agjenti i Rafael Leaos ia ka propozuar Real Madridit anësorin e Milanit, por Los Blancos nuk janë të interesuar.
E ardhmja e sulmuesit portugez nuk është vendosur, pasi ai ka kontratë me Rossonerët deri në verën e vitit 2024, ndërsa bisedimet për vazhdimin e kontratës nuk kanë filluar.
Paraqitjet e tiji në Kampionatin Botëror u kanë lënë përshtypje shumë skuadrave, në veçanti Chelseat që ka përgatitur 100 milionë euro për të.
Megjithatë, duket se nuk i ka bërë përshtypje Realit, meqë Jorge Mendes ia ka ofruar presidentit Florentino Perez më shumë se një herë.
Por, Los Merengues tashmë e kanë Vinicius Juniorin në anën majtë dhe nuk janë të interesuar së paku për afatin e ardhshëm kalimtar.
Krahas Chelseat, klubet tjera të interesuara janë edhe Paris Saint-Germain, Manchester United e Manchester City. /Telegrafi/
🚨| Jorge Mendes has offered Leao to Real Madrid but the response was ‘we are not interested’ for January. @marca pic.twitter.com/qx117YYBCy
— Madrid Xtra (@MadridXtra) December 8, 2022