Agjenti i yllit në pronësi të Barcelonës, Philippe Coutinho, Kia Joorabchian ka thënë se braziliani do të dëshironte të kthehej në Ligën Premier.
Reprezentuesi brazilian është lidhur shumë me një rikthim në Angli këtë verë, me Arsenalin, Chelsea dhe Tottenhamin që përflitet se janë të interesuar.
27-vjeçari do të kthehet në Kataluni në fund të sezonit pasi Bayern Munichu nuk pranoi të aktivizojë të drejtën e blerjes prej 120 milionë eurosh, si pjesë e marrëveshjes së tij të huazimit në Gjermani.
Quique Setien thuhet se është i hapur për një shitje, në mënyrë që të fitojë fonde për caqe të tjera, dhe Joorabchian lë të kuptohet se Anglia është destinacioni i mundshëm i Coutinhos.
“Nuk kam ndonjë preferencë ku lojtarët e mi shkojnë, pavarësisht se jam tifoz i Arsenalit”, ka thënë fillimisht Joorabchian në një interviste për Sky Sports.
“Unë nuk i shtyj lojtarët e mi të shkojnë në një klub apo një tjetër, dhe gjithçka është një mundësi”.
“Pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Chelsean, patëm një bisedë të gjatë”.
“Liga Premier është gjithmonë diçka në të cilën ai donte shumë të luante, dhe ai me siguri do të dëshironte të kthehej dhe të luante atje”, përfundoi agjenti.
Megjithatë, pavarësisht lidhjeve, Joorabchian pranoi se të gjitha klubet do të kufizohen financiarisht këtë verë, për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Barcelona do të dëshirojë të rikuperojë pjesën më të madhe të parave që ata paguan për ta sjellë atë nga Liverpooli në janar të 2018 dhe oferta rreth 80 milionë eurosh do të merren në konsideratë nga klubi katalunas. /Telegrafi/