Agjenti i mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer, Andersinho Marques, është në aeroportin Malpensa të Milanos, mes thashethemeve për interesimin nga Interi.
Braziliani thuhet se është duke u rreshtuar si zëvendësues i Milan Skriniar nëse ai largohet këtë verë, me Paris Saint-Germain që synon transferimin e sllovakut.
Sot (e mërkurë), gazetari i Sport Mediaset, Andersinho Marques postoi në Twitter se agjenti i Bremer kishte zbritur në aeroportin e Milanos, Malpensa.
Bremer u emërua mbrojtësi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe së fundmi konfirmoi se ka të ngjarë të largohet nga Torino para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Përveç Interit, ai ka qenë gjithashtu i lidhur me Juventusin, i cili e ka parë Giorgio Chiellini të largohet dhe ende mund të humbasë Matthijs de Ligt.
Bremer iu bashkua Torinos nga Atletico Mineiros, por me të vërtetë shpërtheu në skenë sezonin e kaluar nën drejtimin e trajnerit Ivan Juric.
Qendërmbrojtësi shtatlartë bëri 33 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola. /Telegrafi/
? #Bremer #Inter: X coloro che dicono di sapere tutto: il suo procuratore brasiliano è appena atterrato a Malpensa ?
— Andersinho Marques (@Andersinho_ITA) July 6, 2022