Beppe Bozzo, menaxher i njohur dhe ekspert i afatit kalimtar, ka folur për çështjet e Mauro Icardit dhe Gonzalo Higuainit për Tuttosport.
Ai ka thënë se Juventusi duhet ta mbajë Higuainin.
“Higuain përshtatet shumë mirë më lojën e trajnerit, duke filluar nga lëvizjet e kërkuara dhe detyrat që duhen bërë në fushë”.
“Për më tepër, e njeh shumë mirë Sarrin dhe ambientin bardhezi. Këto janë arsyet pse mes tij dhe Icardit, unë e zgjedh Pipitan”.
“Juventusi e ka zgjidhjen në shtëpi, nuk ka nevojë të bëjë blerje të tjera”.
“Mendoj se Higuain meriton një vend në qendër të sulmit të ardhshëm të Juventusit, edhe për qëndrimin që ka mbajtur në muajt e fundit”, deklaroi agjenti Bozzo. /Telegrafi/