Telegrafi

Agjenti i Borja Valeros: Jemi të lumtur për lojtarin

Borja Valero – Inter, tashmë gjithçka duket e kryer.

Lojtari ka mbërritur gjatë ditës së diel në Milano dhe gjatë javës pritet të kompletojë transferimin.

“Duhet edhe pak kohë për të mbyllur transferimin. Jemi të lumtur për djalin”, ka thënë Davide Lippi për Sky Sport.

Për spanjollin ka folur edhe trajneri i Interit, Luciano Spalleti:

“Borja Valero ka një stil shumë të veçantë dhe ai dëshmon se në çdo ndeshje. Është lojtar i rëndësishëm për mua”. /Telegrafi/