Telegrafi

Agjenti: Bale te Juventusi? Nuk është e pamundur

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka thënë se asgjë nuk është e pamundur kur u pyet nëse sulmuesi i Real Madridit mund të bashkohet me Juventusin në të ardhmen.

Uellsiani pritej të ishte njëri nga liderët e ekipit në Santiago Bernabeu pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Por, ai mund të ndjekë portugezin në Torino një ditë ka thënë agjenti i Bale.

“Gareth është shumë i lumtur në Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në tregun e transferimeve”, ka thënë fillimisht Barnett për Tuttosport.

Bale dhe Ronaldo sa ishin bashkëlojtarë te Real Madridi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ronaldo ishte një humbje e rëndësishme për Real Madridin”.

“Gareth pëlqente të luante me Cristianon, por ai është i lumtur sepse është në një klub të madh”.

“Është e vërtetë që nga transferimi i CR7, superyjet e huaj kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A dhe të fillojnë ta shohin atë në një mënyrë të ndryshme krahasuar me vitet e fundit”, përfundoi agjenti i Bale.

Ndryshe, Bale pëlqehet shumë nga skuadrat angleze, Chelsea dhe Manchester City. /Telegrafi/