Telegrafi

Agjenti: Badelj do të luajë te Milani ose Interi

Milan Badelj (Getty Images)

Sipas agjentit të Milan Badelj, ekipi i ri i mesfushorit kroat të Fiorentinas do të jetë Milani ose Interi dhe jo ekipet turke si Besiktas apo Galatasaray.

Kroati Badelj është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Violën do të përfundojë më 30 qershor të këtij viti.

Kështu, mesfushori qendror është bërë një emër i nxehtë për shumë skuadra, pasi mund të transferohet pa asnjë cent.

Lexo po ashtu Badelj nuk vazhdon me Fiorentinen, pesë skuadra e duan kroatin

Shumë skuadra janë përfunduar si të mundshme për Badelj, por agjenti i tij ka thënë se ai pritet të përfundojë te njëra nga skuadrat e Milanos.

Badelj është lojtar i lirë pas 30 qershorit (Getty Images)

“Badelj ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Itali për arsye familjare”, ka thënë fillimisht përfaqësuesi i Saffet Balkan për star.com.tr.

“Ne mund të refuzojmë Turqinë dhe ai ndoshta do të luajë në Milano. Ekipi i tij i ri do të jetë Milani ose Interi”, përfundoi agjenti i Badelj.

Lexo po ashtu Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)

Badelj ka qenë në Itali që nga largimi i tij nga Hamburgu në vitin 2014 dhe këtë sezon kontribuoi me dy gola dhe një asistim në 27 paraqitjet e Serie A.

29-vjeçari është duke u përgatitur për Kupën e Botës me Kroacinë, pasi është njëri nga 23 futbollistët e ftuar në Rusi. /Telegrafi/