Spekulimet rreth shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin kanë qarkulluar prej disa vitesh, por janë intensifikuar që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
Tani, revista New Lines raporton se ka ardhur deri tek një audio- regjistrim, ku dëgjohet duke folue një oligark i afërt me Kremlinin, i cili pohon se presidenti rus “është shumë i sëmurë dhe ka kancer në gjak”.
Ai thotë se një “letër top-sekrete” u dërgua nga selia e FSB-së, agjencia ruse e sigurisë së brendshme, për të gjithë drejtorët e saj rajonalë, citon skynews.
Christo Grozev, kreu i hetimeve në Bellingcat, një ueb-faqe e mirënjohur e kërkimeve mjeko-ligjore, tha se “letra udhëzoi shefat rajonalë që të mos u besonin thashethemeve për gjendjen shëndetësore të presidentit”.
“Sipas një burimi që pa letrën, ky udhëzim i paprecedentë pati efekt të kundërt, ku shumica e oficerëve të FSB-së filluan të besonin se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore”, shtoi ai.
Gazeta vazhdon të detajojë dëshmitë e përkeqësimit të gjendjes fizike të udhëheqësit rus, duke përfshirë vëzhgimet të ecjeve.
Ai gjithashtu i referohet pamjes së ndryshuar të Putinit, duke përfshirë faktin se fytyra e presidentit tani është dukshëm më e fryrë – dhe sugjeron se ai po mjekohet për një sëmundje. /Telegrafi/