Site icon Telegrafi

Agjentët e Unitedit vëzhgojnë Hysajn dhe Kessien

Agjentët e futbollistëve të Manchester United janë duke ndjekur ndeshjen e sotme Napoli-Atalanta për të parë nga afër Elseid Hysajn dhe Franck Kessien.

Sipas La Gazzetta dello Sport, përfaqësuesit e skuadrës së Jose Mourinho janë në stadiumin ‘Stadio San Paolo’ të Napolit këtë pasdite(shtunë).

Objektivat e tyre janë për të shikuar nga afër lojën dhe aftësitë e dy futbollistëve, ku njëra nga ta është shqiptar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bayerni për zëvendësuesin e Lahmit ka pesë kandidat, aty edhe Hysaj

Agjentët e ‘Djajve të Kuq’ po shikojnë nga afër mesfushorin e Atalantas, Kessie dhe mbrojtësin e djathtë të Napolit, Hysajn.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Kessie, ka pranuar këtë javë se ai ‘ëndërron që të luajë për Manchester United’, dhe ata do të jenë transferimi i tij ideal.

Mesfushori i shumë-kërkuar i Atalantas, Frank Kessie

Kessie gjithashtu kërkohet edhe nga shumë skuadra tjera të mëdha si Chelsea, Juventus, Inter, Roma, Paris Saint-Germain dhe Manchester City, dhe kështu do të jetë një garë e fortë për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu “Griezmann do t’i bashkohet Unitedit”

Ndërkohë, reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë, Hysaj është duke shqyrtuar të ardhmen e tij, pas dy viteve të kaluar te Napoli.

Çmimi i Kessiet mendohet të jetë rreth 30-35 milionë euro, ndërsa i Hysajt rreth 25 milionë, por paratë nuk pritet të jenë problem për gjigantin anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version