Site icon Telegrafi

Agjentët e Unitedit në Portugali

Mesfushori i talentuar portugez, Renato Sanchez është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Talenti i jashtëzakonshëm i Benficas, ka rënë në sytë edhe të Manchester United që po e vëzhgon atë.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Daily Mail’, United ka dërguar disa agjentë të saj në Portugali për ta përcjellë nga afër lojtarin.

18-vjeçari Sanchez ka shkëlqyer këtë edicion me Benfican e cila i ka vënë një klauzolë prej 46 milionë funteve.

Në garë për talentin janë edhe Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester City. /Telegrafi/

Exit mobile version