Agjentët i kanë ofruar Real Madridit mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.
OkDiario raporton se agjentët e tij kanë folur me PSG dhe kanë zhvilluar negociata edhe me Bayern Munichun.
Ata gjithashtu ia ofruan Real Madridit javën e kaluar.
Reali megjithatë e hodhi poshtë propozimin për shkak të shqetësimeve në lidhje me moshën e lojtarit. Van Dijk do të mbushë 34 vjeç në korrik.
Kjo u zbulua nga eksperti kryesor i Okdiario, Eduardo Inda, kur foli në El Chiringuito: “Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në 10 vitet e fundit dhe i është ofruar Real Madridit”.
“Real Madridi ka thënë jo sepse e konsideron atë të vjetër. Ai është në një gjendje fizike të jashtëzakonshme, por është pothuajse 34 vjeç”, ka potencuar më tej Inda. /Telegrafi/