Telegrafi

Agjentët e Asensios fluturojnë për në Londër për bisedime me gjigantët e Ligës Premier

Agjentët e sulmuesit anësor të Real Madridit, Marco Asensio, do të jenë në Londër këtë javë për bisedime për një transferim të mundshëm të lojtarit në kampionatin elitar anglez.

Asensio, i cili mbetet pa kontratë në qershor, është objektivi i Arsenalit, Liverpoolit, Manchester United dhe Newcastle United.

Sipas The Mirror, agjentët do të udhëtojnë në Londër javën e ardhshme për të diskutuar mundësinë e një lëvizjeje në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Asensio i gatshëm t'i bashkohet Arsenalit si i lirë

E ardhmja e 27-vjeçarit te Real Madrid është në dyshim – me kontratën e tij që skadon në verë.

Ai po kërkon një rritje të pagës së tij prej 118 mijë funtesh në javë, si dhe një kontratë katërvjeçare. /Telegrafi/