Telegrafi

Agjenda e vizitës së Presidentit të Italisë në Tiranë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të pritet sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë, nga Presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Në përfundim të takimit të dy Krerët e Shteteve do të lëshojnë deklarata për shtyp rreth orës 11.

Mësohet se Mattarella ka mbërritur ditë e djeshme në mbrëmje në Shqipëri.

Në vijim, Presidenti Mattarella do të vendosë një kurorë pranë Monumentit Nënë Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.

Vizita do të vijojë me një takim me Kryeministrin, Edi Rama.

Gjatë pasdites, Presidenti Mattarella do të kryejë një vizitë në Shkollën Italiane në Tiranë, së bashku me Kryetarin e Shoqatës Dante Alighieri, Andrea Riccardi dhe me bashkëthemeluesen e shkollës, Concetta Marotta.

Në përfundim të vizitës, Kreu i Shtetit do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Vizita do të përmbyllet me takimin me një përfaqësi të komunitetit italian. /Telegrafi/