Aktorët e njohur, Ben Affleck dhe Matt Damon, do të prodhojnë një film për skandalin e korrupsionit në FIFA.
Dyshja u bashkua për të krijuar filmin duke u bazuar në librin “Houses of Deceit” të Ken Rensingerit.
Libri dhe filmi raportohet se do të jenë rreth Chuck Blazerit, ish-anëtari i komitetit ekzekutiv që informoi FBI-në, duke ndihmuar në investimet që në fund dolën me 14 arrestime, transmeton koha.net.
Aktori i “Batmanit” do të bashkohet me yllin e serisë “Bourne”, derisa Gavin O’Conner pritet të jetë regjisor.
Blazer nisi bashkëpunimin me FBI-në në vitin 2011 dhe thuhet se ka incizuar biseda mes kolegëve para se të ngriteshin akuzat për evazion fiskal dhe shpërlarje parash.
Bensinger njoftoi ditë më parë se do të shkruajë një libër për korrupsionin në FIFA, që besohet se do të dalë në treg në vitin 2017. /Telegrafi/