Real Madridi i është thënë që këtë verë do të jetë koha më e mirë për ta që të transferojnë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Sipas gazetës spanjolle AS, ka një pranim midis Unitedit dhe mesfushorit Pogba që është koha e duhur për të ndarë rrugët.
Bisedimet për kontratën e re kanë dështuar dhe çdo mbajtje e Pogbas edhe për sezonin e ardhshëm vetëm se do të ulte vlerën e tij.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk e ka fshehur që ai dëshiron të punojë me 27-vjeçarin, por presidenti Florentino Perez nuk është akoma i bindur plotësisht.
Verën e kaluar, Real bëri një përpjekje, por shpejt u tërhoq pasi francezi u vlerësua 200 milionë euro nga Unitedi. Por, 12 muaj më vonë, gjërat do të ndryshojnë, me Unitedi që uli çmimin e kërkuar përgjysmë.
Zidane dhe Pogba u takuan me njëri-tjetrin tetorin e kaluar në Dubai, duke nxitur bisedime të mëtutjeshme për transferimin e lojtarit në Santiago Bernabeu.
Ata të dy kaluan disa ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kishin folur për një kohë të gjatë së bashku. /Telegrafi/