Telegrafi

Afatet më të ‘çmendura’ të transferimeve: Kalimi i Messit te PSG, Chelsea me 268 milionë dhe rekordi i Real Madridit

Nuk është nënvlerësim të sugjerosh që Mauricio Pochettino po jeton ëndrrën e çdo trajneri në botën e futbollit, pasi Paris Saint-Germain transferoi Lionel Messin si lojtar i lirë.

Duke marrë drejtimin e PSG-së në dhjetor, argjentinasi u zhgënjye me mënyrën se si skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale.

Javë më vonë, gjigantët francezë u befasuan nga Lille në ditën e fundit të sezonit pasi humbën kontrollin e tyre për titullin, i cili konsiderohet si një trofe i detyrueshëm për të fituar.

Lexo po ashtu Sa kushtojnë fanellat e Messit te Paris Saint-Germain - ato tashmë janë në dyqanin e klubit francez

Por, Pochettino ka filluar të rregullojë disa gabime duke bërë disa punë fenomenale këtë verë dhe ai ka shpenzuar vetëm 60 milionë funte për mbrojtësin, Achraf Hakimi.

Me Messin që vjen si lojtar i lirë me një kontratë dyvjeçare me një vlerë prej 35 milionë euro në vit, Pochettino tani mund të paraqesë padyshim forcën më të madhe të sulmit në futboll, me Kylian Mbappen dhe Neymarin të gatshëm për të mirëpritur ish-yllin e Barcelonës.

Lexo po ashtu Për sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj - paga e majme e Messit te Paris Saint-Germain

Shtoni në formacion edhe Gianluigi Donnarumman, i cili fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Euro 2020, dhe ish-mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum si transferime falas.

Mbrojtësi veteran Sergio Ramos do të shtojë një përvojë shumë të nevojshme për fitimin e Ligës së Kampionëve në qendër të mbrojtës së PSG-së.

Lexo po ashtu Ndikim brenda dhe jashtë fushe: Kalimi i Messit, PSG-së i shtohen miliona ndjekës në Instagram

Por, si krahasohet afati kalimtar i kësaj vere, me ata të viteve të kaluara?

Mirror Football sjell listën e afateve kalimtare, aty ku u shpenzua më së shumti nga një klub:

PSG: Vera 2017

Lojtarët e transferuar: 4

Shpenzimet: 372 milionë funte

Tarifa më e lartë: Neymar, 198 milionë funte (Barcelona)

Në atë afat, ndodhën edhe transferimet si, Dani Alves si lojtar i lirë, huazimi i Kylian Mbappes dhe Yuri Berciche nga Real Sociedadi për 20 milionë euro.

Chelsea: Vera 2020

Lojtarët e transferuar: 7

Shpenzimet: 228.5 milionë

Tarifa më e lartë: Kai Havertz, 72 milionë funte (Bayer Leverkusen)

Transferimet e tjera që ndodhën gjatë atij afati kalimtar ishin si ai i Hakim Ziyech nga Ajaxi, Timo Werner, Ben Chilwell, Malang Sarr e Thiago Silva si të lirë dhe Eduard Mendy.

Manchester City: Vera 2017

Lojtarët e transferuar: 6

Shpenzimet: 206.5 milionë funte

Tarifa më e lartë: Kyle Walker, 49 milionë funte (Tottenham)

Transferimet e tjera që ndodhën gjatë atij afati kalimtar ishin si ai i Bernardo Silva, Ederson, Danilo, Benjamin Mendy dhe Douglas Luiz.

Real Madrid: Vera 2009

Lojtarët e transferuar: 7

Shpenzimet: 216 milionë funte

Tarifa më e lartë: Cristiano Ronaldo, 80 milionë funte (Manchester United)

Transferimet e tjera që ndohën gjatë atij afati kalimtar ishin si ai i Kakas, Xabi Alonso, Karim Benzema, Raul Albiol, Alvaro Negredo dhe Alvaro Arbeloa. /Telegrafi/