Sulmuesi brazilian, Luiz Adriano pritet të largohet nga skuadra e Milanos.
29-vjeçari nuk po gjen hapësira tek skuadra e Vincenzo Montellas dhe ka vendosur të largohet nga ‘San Siro’.
Braziliani ishte afër largimit edhe në verë, mirëpo dështoi transferimi i tij në kampionatin kinez.
Gjithsesi tani për të ka disa oferta të rëndësishme, kryesisht nga kampionati rus dhe ai turk.
CSKA e Moskës dhe Zenit St Petersburg janë dy skuadrat ruse që po kërkojnë shërbimet e tij.
Ndërkohë në Stamboll po zhvillohet derbi mes Fenerbahces dhe Galatasarayt se cila do ta transferojë Adrianon.
Milani është i gatshëm ta lë të lirë sulmuesin e saj për një shumë rreth 7 milionë euro. /Telegrafi/