Nuk ka dyshim se Adriana Lima është në listën e supermodeleve më të famshme në botë.
Ditët e kaluara, bukuroshja i ka kaluar në Sydney të Australisë për ta ndjekur Kampionatin Botëror të femrave.
Në një prej daljeve të saja, 42-vjeçarja është parë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Andre Lemmers.
Mirëpo, Adriana ka tërhequr vëmendjen me veshjen e pazakontë që fansat nuk janë mësuar ta shohin.
Nëna e tre fëmijëve kishte zgjedhur xhinse, një bluzë të gjerë dhe xhaketë, të shoqëruar me atlete sportive. /Telegrafi/