Telegrafi

Adoleshentja palestineze dhe nëna e saj, godasin me grushta e shuplaka ushtarët izraelit (Video)

Gjykata ushtarake e Izraelit i ka zgjatur paraburgimin adoleshentes palestineze dhe nënës së saj, pasi një video që shfaq dyshen duke i goditur me shuplaka e grushta dy ushtarë izraelitë, është bërë virale dhe ka nxitur reagime të ashpra.

Ahed Tamimi 16-vjeç dhe nënës së saj Nariman 43-vjeç u është zgjatur paraburgimi, ka njoftuar zëdhënësi i gjykatës ushtarake izraelite, transmeton Telegrafi.

Kushërira e saj 21-vjeçe Nour, pritet të lirohet të shtunën nëse nuk prezantohen prova të reja, ndërsa dhjetëra palestinezë kanë protestuar kundër arrestimit të tyre.

Ahed Tamimi dhe nëna e saj ishin arrestuar më 19 dhjetor, derisa kushërira e tyre është marrë nga forcat e sigurisë ditën një ditë më pas.

Tamimi ka fituar epitetin e heroinës nga palestinezët, pasi videoja ku shihet ajo duke i goditur ushtarët izraelitë në fshatin Nabi Saleh në Bregun Perëndimor, është bërë virale në internet. /Telegrafi/