Site icon Telegrafi

‘Acarohen’ marrëdhëniet Kelmendi-Giurfridda, por intervenon Driton Kuka (Foto)

Duket se ka pasur një acarim marrëdhëniesh mes Majlinda Kelmendit dhe Odette Giurfridda. 

E gjithë kjo pasi në finale xhudistja kosovare triumfoi kundër italianes për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Lexo po ashtu Majlinda e ARTË shkruan historinë në Rio 2016 (Foto/Video)

Por, Driton Kuka ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet duke i pajtuar Majlinda Kelmendin dhe Odette Giuffridan, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur Rio pushtohet nga tingujt e himnit të Kosovës (Foto/Video)

“Pas finales i pajtova Dy Finalistet e Lojërave Olimpike”, ka shkruar Kuka në Facebook

Kujtojmë se Kelmendi ka fituar në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa xhudistja tjetër, Nora Gjakova u mposht në 1/16 e finales së Lojërave Olimpike. /Telegrafi/

Exit mobile version