Liverpool ka nisur të mendoj për përforcimet e reja që do të vijnë gjatë verës.
Një prej lojtarëve që po mendohet se do të transferohet te The Reds është edhe mesfushori me tipare sulmues, Abdulkadir Omur.
Futbollisti 18-vjeçar ka pasur paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Trabzonsporit, e cila gjë ka rënë në syrin e zbuluesve të talentëve të skuadrën angleze.
Lojtari turk shihet si pasardhës i super sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, i cili besohet se do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjithashtu sipas portalit Fotomac, edhe Tottenham Hotspur po interesohet për shërbimet e futbollistit që luan me këmbën e majtë.
Vlera e lojtarit vlen të theksojnë sipas portalit të specializuar për vlerësimin e lojtarëve transfermarkt.de kap shumën prej katër milionë eurove.
Kontrata e futbollistit mbaron në verën e vitit 2022, por Trabzonspor është i gatshëm të heq dorë prej Omurit për 15 milionë euro. /Telegrafi/