Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Abdixhiku ka thënë se kryeministri Kurti nuk po merret me pandeminë, transmeton Telegrafi.
“Kjo pamje flet shumë, një qeveri që në temën më të rëndësishme në 20 vjet e fundit nuk e ka kryeministrin në sallë. Një kryeministër i pa interesuar për shëndetësinë, e lënë vetë ministrin e shëndetësisë. Çdo dy orë një qytetar po vdes për shkak të pandemisë. Për 34 ditë qeverisje, rreth 340 qytetarë kanë ndërruar jetë nga covid-19. Nuk pres si pushtet të bëni mrekulli menjëherë por ta kuptoni gjendjen serioze”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit.
Abdixhiku thotë se duhet siguruar vaksinat kundër COVID-19.
“Nuk pres zgjidhje por pres përkushtim”, tha ai.
Abdixhiku shtoi tutje se Kurti ka vizituar Shqipërinë katër herë kohëve të fundit, por që nuk ka vizituar asnjëherë Klinikën Infektive. /Telegrafi/