Telegrafi

Abbott i quan të papranueshme kërcënimet ndaj policëve serb

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të rinj serb.

Abbott ka shkruar se frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Kërcënimet dhe frikësimet ndaj policëve të rinj serb, ambasadori Hovenier: Të papranueshme

72 policë të rinj nga radhët e komunitetet joshumicë kanë nisur punën në fillim të kësaj jave në veri të vendit.

45 nga këta policë janë nga komuniteti serb. Por vetëm pak kohë pas nisjes së detyrës, ndaj tyre nisi një fushatë linçuese nga përdorues serbë të rrjeteve sociale.

Ndaj fushatës linçuese kanë reaguar krerët institucionalë e ndërkombëtarë. /Telegrafi/