Site icon Telegrafi

500 euro kush i afrohet oborrit të Clooneyt dhe Amalit

Amal Alamuddin prej se është martuar me aktorin e famshëm George Clooney ballafaqohet me “kureshtjen” në çdo hap të saj, gjë e cila po i pengon shumë, sipas mediave botërore.

Për t’i dhënë fund kësaj, Amal dhe George u adresuan tek autoritetet më të larta, transmeton Koha.net.

Nga kryetari i Laglios, Robert Pozzi, ata morën konfirmimin se kushdo që afrohet afër pasurisë së tyre në liqenin Como, duhet të paguajë një gjobë prej 500 euro.

Nuk do të lejohen as ata që parkojnë anijet e tyre pranë pasurisë së tyre.

Për të mbrojtur privatësinë e të dashurës së tij dhe të vetes, Clooney ka blerë edhe shtëpinë e fqinjit.

Exit mobile version