Telegrafi

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë, do të diskutohet për liberalizimin e vizave

Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se “Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës  Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve”./Telegrafi/