Site icon Telegrafi

25 korriku, një ditë për ta mbajtur në mend – temperaturat “përvëluese” që u shënuan në Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani

Pa dyshim, një ditë për ta mbajtur në mend! Kulmi i valës së nxehtë u verifikua me një rekord të pashembullt në Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani më 25 korrik!

Sipas severe-weather.eu, përcjell Telegrafi, dhjetëra qytete raportuan temperatura në mesditë në mes të 40 dhe 43 °C, temperatura që pothuajse ishin vlerësuar të paimagjinueshme, pasi vlerësohen si 2-3 °C më të larta se të regjistruara ndonjëherë më parë!

Për të parë se për çfarë më saktësisht bëhet fjalë, ua sjellim të dhënat më poshtë:

Franca arriti kulmin në +43.1 °C në Saint-Maur-des-Fossés, +42.9 °C u raportua në La Brosse-Montceaux dhe +42.4 ° C është raportuar në Nogent-sur-Seine, Achères dhe gjithashtu kryeqytetin Paris!

Gjermania arriti kulmin në + 42.6 °C në Lingen, +41.1 °C në Këln!

Belgjika arriti kulmin në + 40.7 °C në Beitem, ndërsa një stacion jozyrtar Izegem raportoi +41.5 °C!

Holanda arriti kulmin në + 40.7 °C në Gilze-Rijen!

Britania e Madhe (Anglia) arriti kulmin në +37.9 °C në Aeroportin Heathrow të Londrës! /Telegrafi/

Exit mobile version