Corriere dello Sport ka marrë fokus të madh të enjten kur ka publikuar listën e 10 trajnerëve më të mirë në botë.
Për këtë listë kanë votuar 20 gazetarë nga e gjithë Evropa.
Nga Anglia ku ka votuar The Times me Oliver Kay, e deri te gazetarë të prestigjiozeve si L’Equipe, Mediaset, Sky, Tuttosport e Raisport.
Dominim italian
Trajner që ka marr më shumë vota është Max Allegri.
Juventusi i tij është drejt titullit të Serie A, ndërsa në Ligën e Kampionëve është ën gjysmëfinale. Edhe ën Kupën e Italisë do të luajë në finale.
Pas tij vjen Antonio Conte i cili me Chelsean e tij është në ndjeke të titullit në Ligën Premier që në sezonin e parë.
I treti është Carlo Ancelotti, ndërsa vendin e katërt e mban Diego Simeone.
Në pozitën e pestë është Jose Mourinhoi cili ka marrë gjashtë vota më shumë se trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola. /Telegrafi/