Site icon Telegrafi

Interi gati për tri super blerje (Foto)

Kinezët që po blejnë Interin duket se e kanë shumë seriozisht , pasi sipas Erick Thohir skuadra e tij do t’i arrij majat shpejtë.

Grupi Suning po përfundon blerjen e klubit milanez dhe kërkon një blerje të madhe për t’u prezantuar, por Tohiri parashikon tre blerje të mëdha.

“Suning mund të blejë Gabriel Jesus, jemi mese të sigurt. Gjithashtu, po vlerësojmë edhe Candrevan dhe Berardin. Do të bëjmë 2-3 blerje, jo 7-8”.

Candreva e Berardi janë ndër lojtarët më cilësorë në Serinë A, por Gabril Jesus do të ishte goditja e madhe, sepse bëhet fjalë për një sulmues 19-vjeçar i cili luan te Palmeirasi në Brazil dhe kërkohet nga Barcelona, Bayerni, Juventusi, Manchester City, Reali dhe PSG-ja.

I konsideruar si Neymari i ri, Gabriel Jesus do të rindizte entuziazmin në Milano, në krahun zikaltër, ku ka vite që nuk duket asnjë blerje e madhe, nga ato që shesin gjithë abonimet që në korrik.

 

Exit mobile version