Sofiane Boufal është njëri nga lojtarët më të mirë në Ligue 1 këtë edicion.
Sulmuesi anësor i skuadrës franceze Lille, ka treguar formë të lartë duke shënuar e asistuar.
Ndërkohë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Ligue 1, pasi për të kanë ardhur oferta të rëndësishme.
Milan dhe Juventus e kërkojnë Boufalin në Serie A, ndërsa ai ka zgjuar interesimin edhe nga Tottenham Hotspurs e Arsenal.
Përpos Italisë dhe Anglisë, Valencia e dëshiron lojtarin në La Ligën spanjolle.
Gjithsesi 22-vjeçari ka ngritur edhe vlerën e tij dhe tani kushton rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/