Telegrafi

12 lojtarët që do i kërkojë Real Madridi në verë (Foto)

Real Madridi pritet të bëjë sensacion në verën që po vjen duke bërë shumë ndryshime në skuadër.

Edhe pse jemi në mesin e sezonit dhe Real Madridi është duke ecur shumë mirë në Ligën e Kampionëve, kjo nuk i ka ndalur krerët e klubit të mendojnë për lojtarë të rinj.

Marca ka zbuluar 12 lojtarët që pëlqehen nga Mbretërit.

Portier: David De Gea mbetet dëshira e madhe e Real Madridit, edhe pse kanë në portë një portier në formë si Keylor Navas’. 40 milionë funte janë gati për të.

Mbrojtja: John Stones, Aymeric Laporte dhe Marquinhos. Real Madrid janë duke kërkuar një qendërmbrojtës për tu bëtë shoqëri Pepes, Sergio Ramosit dhe Raphael Varanes.

Mbrojtësi i djathtë. Ricardo Rodriguez e David Alaba janë emrat e pëlqyer.

Mesfusha: Paul Pogba, Eden Hazard e Leroy Sane janë emrat që pëlqehen nga Zidane.

Sulmues: Pierre-Emerick Aubameyang, Robert Lewandowski e Neymar. Sili më i mirë se tjetri, por e vështirë që të ofrohet ndonjëri. Aubameyang do të ishte më i logjikshëm dhe klubi i tij kërkon t paktën 100 milionë euro. /Telegrafi/