Legjenda e futbollit brazilian, Romario, lë anash modestinë.
Romario është i njohur për deklarata bombastike dhe edhe kësaj radhe nuk ka munguar një e tillë.
Ish-futbollisti i Barcelonës në një intervistë për Fox Sports ka deklaruar që është më i mirë se dy argjentinasit Diego Maradona dhe Lionel Messi brenda zonës së 16-metërshit.
“Messi ende duhet ta fitojë Kupën e Botës, prandaj unë mendoj se Maradona është më i mirë se ai”, ka deklaruar Romario.
“Por brenda zonës së penalltisë unë kam qenë shumë më i mirë sesa të dy këta lojtarë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/