Telegrafi

​Edhe Reali mbetet në kërkim të francezit Pogba

Nuk është vetëm Manchester United në përpjekje për të siguruar shërbimet e Paul Pogba.

Sipas gazetës sportive spanjolle ‘As’, Real Madrid i drejtuar nga tekniku francez Zinedine Zidane, synon të marrë mesfushorin bardhezi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Paul Pogbas

Pas firmës së André Gomes me Barcelonën, Zidane i ka shtuar përpjekjet për të marrë Pogba dhe për këtë ka dhëne pëlqimin edhe presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, i cili kërkon që të forcojë mesfushën e Real Madrid.