Telegrafi

​Dybala ia mbyll derën Realit e Barçës, afër rinovimit me Juvën

Paulo Dybala është gati për të nënshkruar kontratën e re me Juventusin.

Sulmuesi argjentinas ka qenë objektiv i Real Madridit dhe Barcelonës, por siç shkruajnë mediat spanjolle, lojtari është afër marrëveshjes se re me ‘Zonjën e Vjetër’.

Dybala është duke bërë një super-sezon me gjigantin italian, dhe duket se lojtari është i kënaqur me skuadrën torineze, e cila është në rrugë të mirë që sërish ta fitoj Scudetton.

Thuhet se argjentinasi do të firmos kontratën e re e cila do ta mbajë atë tek Juve deri në vitin 2021.