Dybala ka mahnitur me paraqitjet e tij në sezonin debutues me Juventusin dhe menjëherë ka rënë në sytë e gjigantëve të futbollit spanjoll.
Si Barcelona ashtu edhe Real Madridi, kanë trokitur në dyert e kampionëve të Italisë për ta kërkuar lojtarin.
Siç shkruan gazeta torineze ‘Tuttosport’, katalanasit kanë ofruar 80 milionë euro për argjentinasin, por Juve, as që ka dashur të dëgjojë për këtë ofertë, transmeton KosovaPress.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, Barcelona nuk do të ndalet me kaq dhe gjatë verës do të rris ofertën vetëm që ta bind ‘Zonjën e Vjetër’, për ta lënë yllin e saj të ri që të kalojë në ‘Camp Nou’. /Telegrafi/