Klubi futbollistik i Lirisë ka humbur shërbimet e dy mesfushorëve që ishin pjesë bazë e skuadrës sezonin e shkuar .
kjo pasi Roni Gashi dhe Florent Avdyli kanë zgjedhur që para nisjes së afatit kalimtar të verës të bëhet me skuadër të re.
Dyshja kanë nënshkruar me Teutën e Durrësit. Gashi kalimin te Teuta e ka zyrtarizuar edhe me disa fjalë.
“Desha t’iu informojë se qe nga sot jam pjesë e KF Teuta. Pas shumë ofertave që kisha, vendosa t’i bashkohem Teutës. Jam falënderues ndaj klubit Liria, klub nga i cili mora hapat e para të futbollit. Ju faleminderit trajner, bashkëlojtarë si dhe anëtar të kryesisë. Ju faleminderit Arpagjik që kisha përkrahjen tuaj…Si dhe një falënderim i veçantë për Mirsad Collakun për përkrahjen e vazhdueshme si dhe korrektësinë e tij sa ishte kryetar i KF Liria. Nga sot vendosa për një sfidë të re, hap të rëndësishëm në karrierë. Faleminderit familje si dhe shoqëri për përkrahjen tuaj të vazhdueshme”, shkruan në llogarinë personale të Facebook-ut, Gashi.
Ata në këtë ekip do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi, i cili kishte drejtuar sezonin e fundit pikërisht Lirinë e Prizrenit.
Theksojmë se skuadra durrsake vetëm në xhiron e fundit ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Kujtojmë se prizrenasit deri më tani zyrtarisht i kanë humbur shërbimet e Artur Maganit, Meriton Korenicës, Edvin Bakajt dhe Mevlan Zekës. /Telegrafi/