Kthimi i Conor McGregor në UFC është vendosur, pasi do të përballet me Donald Cerrone në ngjarjen UFC 246 në 18 janar në Las Vegas.
Presidenti i UFC, Dana White e ka zbuluar lajmin këtë mbrëmje, duke thënë se McGregor do të kthehet në Octagon pas një kohe të gjatë, kur kishte humbur ndaj Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në tetor 2018.
Ishte pritur që McGregor ta bënte rikthimin e tij në korrik dhe të përballet me Justin Gaethje në Madison Square Garden, por nuk ndodhi shkaku i një lëndimi.
Conor McGregor vs. Donald "Cowboy" Cerrone set for UFC 246 on Jan. 18, per @danawhite @bokamotoESPN
The fight will be at welterweight (170 LBS) pic.twitter.com/ViiUXYYfwV
— Bleacher Report (@BleacherReport) November 28, 2019
‘The Notorious’ do të rikthehet sërish në fillim të vitit 2020, kundër ”Cowboy’, i cili e ngacmoi për një luftë disa muaj në parë.
36-vjeçari mban rekordin për më shumë fitore (23). /Telegrafi/