Telegrafi

Zyrtarizimi i Vidal te Interi, vetëm çështje e ekzaminimeve mjekësore

Arturo Vidal (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, sonte (e diel) pritet të arrijë në Milano, në mënyrë që të hënën t’u nënshtrohet testeve mjekësore tek Interi – njofton Sky Sport Italia.

Nerazzurrët janë pranë transferimit të kilianit dhe duket se gjithçka ka mbetur peng i ekzaminimeve mjekësore.

Ishte pritur që zyrtarizimi të ndodhte në javën e kaluar, megjithatë marrëveshja mes klubeve është arritur dje (e shtunë) me ç’rast Blaugranët do të marrin një kompensim të ndryshueshëm, pa e përfshirë bazën fikse prej një milion eurosh, për të cilën ishin marrë vesh dy klubet.

(Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images/Guliver)

Vidal do të kthehet në Itali pesë vite pasi u largua nga Juventusi, fillimisht për t’iu bashkuar Bayern Munichut (2015-2018) dhe pastaj Barcelonës (2018-2020).

Lexo po ashtu Vidal te Interi, ka marrëveshje mes klubeve

Njëherësh, ai do të ribashkohet me trajnerin Antonio Conte nën urdhrat e të cilit luajti te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/