Sky Sport Italia raporton se gjatë kësaj jave, Juventusi mund të arrijë marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Matthijs de Ligt.
Dy klubet kanë dallime të mëdha në lidhje me çmimin e transferimit, mirëpo Sky beson se Bianconerët janë në pozitë të mirë.
Kjo për faktin se edhe Paris Saint-Germaini edhe Barcelona e kanë tërhequr interesimin e tyre për 19-vjeçarin, i cili e dëshiron vetëm Juven.
Për këtë arsye, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, është duke u përpjekur që ta zyrtarizojë transferimin, para se bardhezinjtë të nisen për në turneun parasezonal në Azi.
Në rast të nënshkrimit, De Ligt do të bëhet mbrojtësi i tretë që transferon Juve këtë verë pas Merih Demiral dhe Cristian Romero. /Telegrafi/