Site icon Telegrafi

Zyrtari ukrainas shpërndan videon emocionuese të 4-vjeçares që jeton në bunker

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak, ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, një video emocionuese të një vajze ukrainase 4-vjeçe e cila po jeton në bunker si pasojë e sulmeve ruse.

Podolyak ka shpjeguar se vajza e ka emrin Alice dhe se jeton në Mariupol, në qytetin port të rrethuar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Në video vogëlushja dëgjohet duke thënë se dëshiron të evakuohet dhe t’i thotë  “tung” gjyshes së saj, transmeton Telegrafi.

“Është e qartë se çfarë do të ndodhë kur Rusia të arrijë atje. A mund t’i shpëtojë atëherë bota”, pyeti këshilltari i Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/

 

Exit mobile version