Oleksi Danilov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se një raketë “e re, plotësisht moderne” ukrainase u përdor në sulmin ndaj sistemit kundërajror rus në Krime më 23 gusht.
Ai theksoi se raketa e prodhimit ukrainas funksionoi “pa të meta”, shkruan Kyiv Independent.
Shërbimet e inteligjencës ukrainase pretendojnë se sistemi rus i mbrojtjes kundërajrore S-400, u shkatërrua në shpërthimin në Olenivka në pjesën veriperëndimore të Krimesë, transmeton Telegrafi.
Një ditë pas sulmit, forcat ukrainase zbarkuan në fshat, pesë kilometra larg Olenivka, dhe ngritën flamurin ukrainas si pjesë e një operacioni të përbashkët të marinës dhe njësive të inteligjencës.
Zëdhënësi i inteligjencës Andriy Yusov tha për mediat ukrainase se nuk mund të jep informacion të detajuar për operacionin e 24 gushtit, por se ai “kishte karakteristikat e një sulmi shkatërrimtar”.
Ndryshe, forcat ukrainase kanë kryer një sërë sulmesh ndaj objektivave kyçe në Krime këtë verë, duke përfshirë një sulm në urën e Krimesë. /Telegrafi/
A #Russian S-400 complex was effectively destroyed in #Crimea. pic.twitter.com/24Jw7f4FMs
— NEXTA (@nexta_tv) August 23, 2023