Site icon Telegrafi

Zyrtari ukrainas paralajmëron se ofensiva e re ruse tashmë ka filluar në Donbas

Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Vadym Denysenko, ka paralajmëruar sot se Rusia po vazhdon të grumbulloj forcat e saj të armatosura në rajonin e Donbasit dhe se ofensiva atje tashmë ka filluar.

“Nga këndvështrimi im, kjo ofensivë e madhe në lindje të Ukrainës tashmë ka filluar. Duhet ta kuptojmë se nuk do të jetë sikur më 24 shkurt, kur filluan sulmet zyrtare ajrore dhe shpërthimet e shumta, por de-fakto ofensiva e madhe tashmë ka filluar”, ka bërë të ditur ai gjatë një paraqitje televizive, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina pret sulme të reja ajrore, besohet se Rusia do të inskenojë incident me Moldavinë për të fajësuar ukrainasit

Zyrtarët ukrainas dhe ata perëndimorë kanë thënë më herët se kanë vëzhguar lëvizjen e ushtarëve rusë në Donbas, pas mos-suksesit të Moskës që ta merr nën kontroll Kievin dhe të fillojë tërheqjen e trupave nga ky rajon.

“Rusët po grumbullojnë forcat e tyre. Ata po vazhdojnë të grumbullojnë trupat dhe pajiset në rajonin Donetsk dhe Luhansk, ku akoma nuk ka beteja të mëdha për të cilat është diskutuar ditëve të fundit, por mund të thuhet se ofensiva tashmë ka filluar”, shtoi këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version