Zëvendëspresidienti i Ukrainës, Oleksandr Korniyenko, ka thënë se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Në një postim në Tëitter, Kornyenko, ka shkruar se Ukraina nuk do të heshtë pasi Rusia po vazhdon të pushtojë territore të huaja, transmeton Telegrafi.
Nuk është e qartë se si Rusia mund të hiqet nga kjo organizatë, duke qenë se ajo është një anëtare e përhershme.
Rusia gjithashtu ka të drejtën e vetos për votat, dhe ka të ngjarë të jetë në gjendje të bllokojë çdo mocion për ta hequr atë.
E si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus, vendet perëndimore i kanë vënë sanksione Rusisë.
Madje shumë prona të individëve të caktuar rusë, që kishin lidhje me financimin e luftës ruse në Ukrainë apo kanë ndihmuar Putinin, u janë sekuestruar në mbarë botën. /Telegrafi/
Ukraine calls to expel the russian federation from the @UN. russia occupies foreign territories, russia occupies seats in international organizations. russia's membership in the #UN is illegitimate. Ukraine will not be silent. https://t.co/MhXA537YLg
— Oleksandr Korniyenko (@OlekKorn) December 27, 2022