Telegrafi

Zyrtari ukrainas: 99 për qind e trupave të zhvarrosur në Izium kishin ‘vdekje të dhunshme’

Nëntëdhjetë e nëntë për qind e trupave të zhvarrosur kishin shenja të vdekjes së dhunshme, tha kreu i administratës rajonale të Ukrainës për vendin e varrimit masiv të zbuluar pasi forcat e Kievit çliruan qytetin në lindje të Ukrainës, Izium.

“Ndër trupat që u zhvarrosën sot, 99 për qind treguan shenja të vdekjes së dhunshme”, tha në mediat sociale Oleg Synegubov, kreu i administratës rajonale të Kharkiv, transmeton Telegrafi.

“Ka më shumë se 1,000 qytetarë ukrainas të torturuar dhe vrarë në territoret e çliruara të rajonit të Kharkiv-it”, shtoi ai.

Ndryshe, shefi i policisë kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko tha se “dhomat e torturës” janë gjetur në qytetet dhe fshatrat e çliruara të këtij rajoni. /Telegrafi/