Shefi i kabinetit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak ka thënë se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës janë një “në progres”.
Kujtojmë se Yermak dhe ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm ukrainas janë pjesë e delegacionit ukrainas, ku nuk është presidenti Volodymyr Zelensky.
“Puna në progres” tha Yermak në Telegram gjatë një pauze në takimin e së martës.
Ndërkohë, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, kur u pyet se si po shkonte takimi, u përgjigj “duke arritur atje”.
Negociatat mes Ukrainës dhe SHBA-së po zhvillohen më 11 mars në Jeddah të Arabisë Saudite.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi më herët se ndihma e mëtejshme e SHBA për Ukrainën do të varej nga rezultati i këtyre negociatave. /Telegrafi/